Ndahet nga jeta historiani Metush Metushi

Është ndarë nga jeta historiani Metush Metushi nga Lubishta e komunës së Vitisë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publik të afërmit e tij.

‘Mbreme pas mesnate me preku shume lajmi i hidhur ku per fat te keq kishte ndrru jet historjani Metush Metushi i cili gjithe jetes se tij sa ishte ia perkushtoi historise shqiptare, ne veqanti fshatit ton, ku ne si lubishtas frymezohemi nga rrefimet e tij qe ishin shum te qmuara per ne sei breza me te rinje. Ka qene i dashur per te gjithe, do ta kujtojm gjithemon si figure atdhetare, do te na mungon shume neve si shoqeri, por veprat qe la pas dhe punet e tij do te na sherbejne ne vazhdimesi qe ne ta pasojme rrugen e tij sa i perket qeshtjes shqiptare i cili me shume e deshti kombin sa vehten e tij…dhe me kujtohet nje thenje e tij i cili thoshte se ,,sa te jem gjalle flamuri kuq e zi gjithmone do te valvitet ne shtepin time’, ka shkruar Ahmet Bejta në profilin e tij.