Këta janë 12 deputetët që do t’i zëvendësojnë anëtarët e kabinetit qeveritar

12 nga deputetët e Parlamentit të Kosovës do të zëvendësohen me të tjerë emra nga listat zgjedhore të subjekteve përkatëse, pasi që kanë marrë poste ekzekutive në Qeverinë Kurti.

Eugen Cakolli nga KDI ka zbuluar emrat e deputetëve të rinj që do të fitojnë mandat në Kuvend, duke zëvendësuar anëtarët e Kabinetit qeveritar.

Cakolli në Facebook ka shkruar se me votimin e djeshëm të Qeverisë ‘Kurti 2’, janë plot 12 anëtarë të Kabinetit ekzekutiv që tashmë kanë humbur mandatin e deputetit.

“Për zëvendësimin e tyre, Kryetari i Kuvendit do t’i bëjë praktikisht kërkesë vetes si U.D. i Presidentit, që të mbushë ulëset e mbetura të zbrazëta. Pastaj, në cilësinë e U.D. të Presidentit, Glauk Konjufca, do të kërkojë nga KQZ-ja që të rekomandojë emrat e kandidatëve në radhë me numrin më të madh të votave. KQZ-ja ka afat pesë ditë, që nga pranimi i kërkesës, për të kthyer përgjigje me emrat e ligjshëm të kandidatëve në radhë – të cilët duhet që në seancën e radhës të Kuvendit të japin betimin e tyre”, ka thënë i njëjti.

Kandidatët për deputetë që do të zëvendësojnë tashmë ministrat e Qeverisë ‘Kurti 2’ janë:

Donika Gërvalla-Schwarz – Shqipe Isufi

Arben Vitia – Enver Haliti

Hekuran Murati – Mirsad Shkreta

Faton Peci – Gramos Agusholli

Liburn Aliu – Alban Bajrami

Arbërije Nagavci – Yllza Hoti

Hajrulla Çeko – Jahja Kokaj

Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi-Kelmendi

Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni-Kaloshi

Fikrim Damka – Enis Kervan

Elbert Krasniqi – Fridon Lala

Emilija Redžepi – Samra Ilijazi

‘Guxo’ e Vjosa Osmanit, e cila garoi me listën e LVV, i humb dy mandate nga ky ndryshim, meqë zëvendësimi bëhet sipas renditjes me vota nga lista unike.