Ndahet nga jeta Nehat Ferati, udhëheqës i ansamblit Gjilani
Eshtë ndarë sot nga jeta udhëheqësi i ansamblit folklorik “Gjilani”, muzicienti Nehat Ferati.
Nazim Gagica ka bërë një dedikim për kolegun e tij:
I trishtuar nga lajmi për ndarjen në moshë ende të re të mikut tim, kolegut, vellait tonë, artistit, Nehat Ferati.
Nuk e kisha menduar se do të shkruaj kështu për ty shok, jam thellësisht i tronditur.
Ikja jote herët në amshim, ka me lënë boshllëk kudo që ti ke qenë prezent; mes miqësh, në profesion, në Gjilan e kudo.
E pamundur të gjejë fjalë për të treguar kush ishe për mua, thjeshtë e pamundur!
Ngushëllime familjes, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën!
U prehsh në paqe, Nehat!
/Mediafokus/