Ndahet nga jeta producenti dhe artisti kosovar Ilir Osmani
Është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçe producenti dhe artisti kosovar Ilir Osmani, i njohur për publikun me emrin skenik IlirOs.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga kolegët e tij.
Me rastin e ndarjes së tij nga jeta, piktorja Zake Prelvukaj ka ndarë një mesazh lamtumire:
“Lamtumirë, Ilir!
Do t’i bart gjithmonë me vete kujtimet tona.
U prehsh në paqe!”

