Ndahet nga jeta rapsodi Sefedin Ibrahimi – Sefa
Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare rapsodi i Karadakut, Sefedin Ibrahimi – Sefa. Ai e kishte të lindur një prirje artistike, të cilën e zhvilloi tutje me punë dhe përkushtim.
Atij i mjafton një qifteli për të krijuar e kënduar këngët më të bukura për heronjtë e atdheut.
Filloi që nga viti 1967, nëpër dasma e ahengje familjare, në fshatin e lindjes, në Myçibabë, për të vazhduar më pas në shoqërinë kulturo artistike ”Idriz Seferi” në Zhegër dhe të tjera.
Ka marrë pjesë në shumë festivale të folklorit në Gjilan, Strugë, Ohër dhe gjetiu.
Kolegu i tij, Xhemajl Berisha ka bërë një dedikim për Sefën, i cili tërë jetën etij ia përkushtova këngës.
Na iku nga kjo bot rapsodi Sefedin Ibrahimi
Qifteli moj me dy tela.
Sot s’po bjen si herave tjera.
Jam me dhimbje jo me qefa.
U merzita se m’la Sefa.
Edhe Zogjet e Karadakut.
Bashk me burrat e konakut.
Vendi lindjes edhe burimi..
Sot kanè dhembje per Sefedinin.
Ja tha kanges qysh nè rini.
Nuk u ndal zani i ti.
Ne Gjilan ne qdo anè
Kanga e ti ishte pranè
Zani dora pa vezvese.
Nuk pushuan edhe me tekste.
Nji thesar me kanget e ti.
I perkushtum per liri.
I kendoj vendit edhe trimit
Jetonè kanget e Sefedin Ibrahimit .
(Xhemajl Berisha)

