Beteja e Koshares korrigjoi një gabim historik që ishte bërë në dëm të kombit shqiptar

Para 22 vitesh u zhvillua Epopeja e Koshares, beteja që theu me luftë kufirin që kishte ndarë kombin shqiptar më se një shekull.

Në atë betejë, pos shume te tjereve, ra edhe strategu Agim Ramadani, sot hero i kombit.

9 prillin e ka rikujtuar sot vëllai i heroit, Jashar Ramadani, i cili luftëtarët e Koshares i cilëson ‘histori e ndritur’.

Madhështia e Epopejës së Koshares përmban fshirjen e lëshimeve historike që janë bërë në kohëra të ndryshme. Luftëtarët e Koshares të udhëhequr nga Komandantët profesionist të artit të luftës që ishin të brumosur me intelektualizëm, patriotizëm e atdhedashuri, ishin të pathyeshëm të gjithë si një, në arritjen e këtij qëllimi dhe prishjen e integritetit territorial të së ashtuquajturës Jugosllavi të mbetur. Jeni histori e ndritur. Lavdi jetës dhe veprës së luftëtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ka shkruar Ramadani.