Ndalohet për vjedhje pylli një person në Hajkubillë
Një person në Hajkubillë është ndaluar për vjedhje pylli dhe i janë konfiskuar drutë.
Fsh. Hajkubillë, Prishtinë 22.05.2021 – 16:50. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar derisa transportonte dru me pick up pa dokumente përkatëse. Nga zyrtari i Agjencisë Pyjore të Kosovës drutë janë konfiskuar dhe dërguar në djeponin e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Podujevë, ndërsa i dyshuari është liruar.

