Ndërroi jetë nga mbidoza reperja e njohur
Dyshohet se një substancë e lidhur me fentanil është shkaku që reperja e njohur Gangsta Boo ka gjetur vdekjen, në anën tjetër policia ka nisur një hetim zyrtar.
Pasi të përfundojë autopsia, përfundimisht do të zbulohet shkakun zyrtar që shkaktoi vdekjes e reperes.
Lola Mitchell, reperja e “Stay Fly” u gjet e vdekur rreth orës 16:00.
Publicistja e saj nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare, por ajo e konfirmoi lajmin në Story-n e saj në Instagram me një seri homazhesh, duke përfshirë mesazhin e fundit të drejtpërdrejtë të Gangsta Boo për të.


