Ndërron jetë këmbësori që u aksidentua në Prishtinë
Një qytetar në Prishtinë nuk u ka mbijetuar plagëve të aksidentit dhe ka ndëruar jetë natën e Bajramit, duke lënë pikëllim në familje.
Rr. Fazli Grajqevci-Prishtinë,12.05.2021-19:55. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë dhe një këmbësor mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka mundur t’u përballojë lëndimeve të pësuara, vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML ndërsa dy drejtuesit e automjeteve dërgohen në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

