Ndërron jetë një infermiere e QKMF-së

Një infermiere e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri (QKMF), ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar drejtori për Shëndetësi në këtë komunë, Sylejman Meholli.

“Sot Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale e Komunës së Vushtrrisë, QKMF dhe shëndetësia e komunës sonë në përgjithësi humbi një profesioniste shembull dhe kontribuese ndër vite në Kujdesin Parësor Shëndetësor, infermieren e shkelqyeshme Emine Bejta nga fshati Smrekonicë!”

“Në emrin tim personal dhe në emër të Drejtorisë së Shëndetësisë, shpreh ngushllimet dhe dhimbjen më të sinqert, për familjen e ngushtë, miqët, kolegët dhe mbarë dashamirët. I jam përjetësisht mirënjohës për punën, përkushtimin, respektin dhe mbi të gjitha për këshillat që mi ofroj si një nënë fëmijës së saj që nga ditët e para të punës. Ishte profesioniste humane që la në kujtesën time shembullin e një puntore model! QMF Smrekonicë kurr nuk do të jetë njësoj pa të!”, ka shkruar Meholli.