Ndërron jetë profesori i kimisë, Qemajl Jakupi

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjecare njëri nga ikonat e kimisë në Anamoravë, prof. Qemajl Jakupi.

Lajmin e ka konfirmuar për Mediafokus.info, drejtor klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili.

Qemajl Jakupi ligjëroi lëndën e kimisë në gjimnazin e Gjilanit për afro tre dekada, ndërkaq në vitet e fundit deri në pension ka punuar si inspektor i arsimit për regjionin e Anamoravës.

Në vazhdimësi, Jakupi është vlerësuar lartë nga kolegët për profesionalizmin e e tij të jashtëzakonshmë, kudo që ka shërbyer. /Mediafokus.info/