Lajmi i fundit: Vdesin 2 pacientë në Spitalin e Gjilanit

Dy pacientë kanë ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka konfirmuar për Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili.

Ata ishin të shtrirë si të dyshuar për COVID-19, por në test kanë rezultuar negativë.

“Sot më datën 21.07.2020, në Repartin e Pulmologjisë ka ndërruar jetë  N. R. (1940), nga Bresalci, i konfirmuar si COVID-19 negativ. Ndërsa, në repartin e Neurologjisë, në orët e vona ka ndërruar jetë Q.M. (1954), i konfirmuar poashtu si COVID-19 negativ. Në emrin tim dhe të stafit, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe kolegëve të të ndjerëve”, ka thënë Ismaili për Mediafokus.info.

Pra, nuk bëhet fjalë për vdekje nga Coronavirusi.

Përndryshe, nga ky virus, brenda katër muajve në Gjilan kanë ndërruar jetë shtatë persona./Mediafokus.info/