Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë do të luhet pa shikues
Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë, e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve, do të luhet në Shkup, më 26 mars, pa shikues.
Ky vendim është marrë shkaku i frikës nga coronavirusi.
“Me rekomandim të Repartit për Sëmundje Infektive, 30 ditët e ardhshme çdo event sportiv do të zhvillohet pa praninë e publikut”, tha mes tjerash Ministri i Shëndetësisë, Filipçe, njofton Sportmania.
Interesimi për këtë ndeshje ishte shumë i madh, si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni, ku jeton një numër i madh i shqiptarëve./mediafokus.info

