Ndezi zjarr për t’i djegur mbeturinat, i moshuari vdes nga asfiksimi
Një i moshuar në Fier ka vdekur tragjikisht dje pasi ndezi një zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat.
Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në fshatin Peshtan Bregas në Fier.
N. C., rreth 90 vjeç, tentoi që t’i shuante flakët, të cilat ishin përhapur si pasojë e erës së fortë.
Për fat të keq ka përfunduar duke u asfiksuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.