Në Burgun e Dubravës gjendet drogë te tre të burgosur
Në tri raste janë gjetur narkotikë te të burgosurit në Burgun e Dubravës, vetëm gjatë kontrollit të fundit, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
Burgu i Dubravës, 15.07.2022 – 19:20. Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të tualetit të burgut është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar.
Burgu i Dubravës, 15.07.2022 – 19:30. Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të burgosurit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar.
Burgu i Dubravës, 15.07.2022 – 19:55. Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të dhomës, të burgosurit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar rreth 11.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.

