Në çatinë e një objekti banesor në Gjilan gjendet një çantë me narkotikë

Në çatinë e një objekti banesor në Gjilan është gjetur një çantë me narkotikë.

Policia ka konfiskuar narkotikët. Të arrestuar nuk ka për momentin.

Njoftimi i plotë:

Rr. Esat Berisha, Gjilan 29.06.2024 – 14:20. Pas marrjes së një informate, njësitë policore në çatinë e një objekti banesor, kanë gjetur një çantë në të cilën kishte substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të ndara në paketime me peshë prej 184.8 gramë, një peshore elektronike si dhe qese të papërdorura. Substanca e dyshuar është konfiskuar. Nuk raportohet për të arrestuar, thuhet në njoftim.