Në cilin vit deputetët e VV votuan pro ndaljes së zhurmës së ezanit?

Derisa sot e rrespektojnë dhe ndalojnë fjalimet e konferencat kur thërret ezani, Lëvizja Vetëvendosje, që tashmë është në pushtet, në vitin 2014-të pati votuar pro Ligjit për parandalimin e zhurmës së ezanit, ligj ky i sponsorizuar nga ish-ministri i Ambientit asokohe, Dardan Gashi, shkruan Gazeta Insajderi.

E për këtë votë, pati reaguar edhe imami Shefqet Krasniqi, i cili pati paralajmëruar Lëvizjen Vetëvendosje duke ju thënë se nuk do ta përkrah më këtë subjet.

“Për cudi Vetëvendosja e ka votu. Edhe kur jemi te Vetëvendosja unë jau çoj një selam, mos t’i prishum punët prapë, ne hale s’i kemi rregullu me ta, por e kemi fillu me ndryshu qëndrimin tone ndaj tyne sepse ata janë zbutë. Me votimin e tyre kundër ezanit në këtë rast ata na kanë tregu neve , na e kanë dhanë një isharet se ne duhet hale të kujtohemi mirë a me i përkrah apo jo…” ka thënë ai.

E pas kësaj grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, asokohe pati dalë me një sqarim.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në vitin 2014-të kur është votuar ky projektligj, Visar Ymeri, në një komunikatë për media, kishte thënë se nuk do të ndalen as ezani dhe as kambanat.

Sipas tij, Projektligji do të përcaktojë limitet dhe intensitetin e tingujve ndaj të cilave mund të ekspozohet komuniteti.