Në Deçan vazhdon gjendja e rëndë, 310 pacientë kërkuan ndihmë brenda 24 orëve të fundit

Në Deçan po vazhdon gjendja e rëndë shëbndetësore, si pasojë e një helmimi ende të panjohur, ku vetëm 24 orët e fundit kërkuan ndihmë 310 pacientë.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, ka folur për gjendjen e pacientëve që po dyshohet se janë helmuar nga uji në Deçan.

Ai ka thënë se janë 310 pacientë që kanë simptomat e njëjta gjatë 24 orëve të fundit.

“Në 24 orët e fundit janë gjithsej 310 pacientë me simptoma të njëjta siç kanë qenë ditëve përpara, ndërsa që nga data 10 korrik deri më 14 janë gjithsej 1062 pacientë. Prej orës 07:00 deri në 11:00 janë 55 pacientë”, ka thënë ai në një konferencë të shkurtë për media.