Ylli i ‘Spice Girls’ i thotë ‘Po’ partnerit pas 23 vitesh

Ylli i ‘Spice Girls’, Emma Bunton dhe partneri i saj, Jade Jones, kurorëzuan në martesë historinë e tyre të dashurisë.

“Zoteri dhe Zonja Jones,” shkroi Emma në Instagram, ku duket e veshur me një fustan të bardhë me mëngë tyl.

Ndonëse i dhanë fund marrëdhënies disa herë brenda 2 dekadave, ata arritën të krijonin një lidhje të qëndrueshme. Vite më parë, këngëtarja u shpreh se “nuk do një dasmë civile ose fetare, sepse nuk ka nevojë për një martesë për të justifikuar marrëdhënien e saj”, por gjërat ndryshuan më vonë. Emma dhe Jade u fejuan në janar të vitit 2011 dhe në 2017-n ylli i “Wannabe” pohoi se do të ishte mirë që të martoheshin, por nuk ishin mjaftueshëm të organizuar për të planifikuar një dasmë të madhe, shkruan anabel.

“Do të ishte bukur, apo jo. Duhet ta bëjmë. Ai në fakt më quan bashkëshorte dhe unë atë gjithashtu,” ka thënë Baby Spice. “Nuk e kam ende në kokë fustanin e dasmës. E di që shumë vajza e dinë se çfarë duan, por unë jo.”

Ylli i ‘Spice Girls’ i thotë ‘Po’ partnerit pas 23

Në mars të 2019-s, Sunday Mirror raportoi se çifti u pa në Enfield Register Office në Londër ku njoftuan dëshirën për t’u martuar.

Historia e tyre nisi rreth vitit 1998, por përfundoi një vit më vonë. Në vitin 2000 u kthyen sërish bashkë, por u ndanë në mars të 2002-shit. Dy vite më pas u ribashkuan për të mos u ndarë më. Bunton dhe Jones janë prindër të dy djemve, Beau, 13 vjeç dhe Tate, 10 vjeç.

Ylli i ‘Spice Girls’ i thotë ‘Po’ partnerit pas 23