Në ditëlindjen e Rinorit, ja dedikimi prekës i gjyshit Sabri Bunjaku
Sabri Bunjaku nga Gjilani, i ka bërë një dedikim prekës nipit të ndjerë, Rinorit, në ditëlindjen e tij.
“E sot unë ta uroj ditëlindjen me sy të mbushura me lot nga qielli, e me zemer të thyer”, ka shkruar, përvec tjerash, Sabri Bunjaku.
Ja dedikimi i plotë i tij:
Sot është ditëlindja e nipit tim Rinorit.
Heren e pare kur të mbajta në duar pasi linde trupi im u mbush plot jetë, sikur Zoti mi dha gjitha të mirat në botë.
E sot unë ta uroj ditlindjen me sy të mbushura me lotë nga qielli, e me zemer te thyer.
Zoti i merr engjujt por edhe ne kishim nevoje per ty per buzëqeshjen tënde dhe faqet e tua të kuqe.
E kjo urë është thjeshtë një dhuratë e vogel që unë ndërtova për ty, të të tregoj se sa shumë të duam dhe na mungon.
Çdo njeri që kalon aty me thotë ‘’Rinori nuk ka vdekur, ai është në mesin tonë nje engjull qe do te kujdeset gjithmon për neve’’.
Lulet ngjyrë kuqe i kemi vendosur sepse simbolizojnë dashurin qe kemi ndaj teje kurse lulet e bardha tregojne se tani ti je një engjull.
Urime ditëlindja ne parajsë, Rinor dhe shpresoj që një ditë te shoh serisht.
Të don shume, gjyshi Sabri Bunjaku.


