Në dy komuna serbe në Anamoravë thyhen kishat dhe vidhen para
Në dy komuna serbe të Anamoravës janë thyer kisha dhe janë vjedhur para si dhe gjësende të tjera, raporton Policia e Kosovës.
Kllokot 05-06.03.2021-NN. Është raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendësinë e objektit fetar me ç ‘rast kanë vjedhur një shumë të parave, ndërsa në objektin ndihmës kanë vjedhur një kositëse bari.
Partesh, 05-06.03.2021-18:00/07:00. Është raportuar se të dyshuar te panjohur me forcë kane depërtuar ne brendësinë e objektit fetar me ç ‘rast kane vjedhur një shume te parave dhe një serë. Rasti nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë.