Në Gjilan digjen katër hektarë pyje nga persona të pandërgjegjshëm
Në Gjilan ditëve të fundit persona të pandërgjegjshëm kanë ndezur pyjet në fshatrat Pogragjë, Ponesh, Gadish e Lipovicë, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Si pasojë e kësaj, janë djegur katër hektarë pyje.
Komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve në Gjilan, Rabit Murseli, ka thënë për Mediafokus.info se ekipet e tyre kanë intervenuar me të marrë informaten, duke e lokalizuar zjarret.
Ndërkohë, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, u ka bërë apel qytetarëve që të mos ndezin zjarre, duke thënë se kjo vepër sanksionohet ashpër sipas ligjeve në fuqi.
Deri tani, nuk është raportuar për të arrestuar. /Mediafokus.info/

