Në Gjilan janë hapur të gjitha qendrat e votimit

Mbi një milion e 260 mijë qytetarë në Kosovë sot pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komune.

Në 21 komuna janë 42 kandidatë që garojnë për kryetarë në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe votuesit do të vendosin se kush do të udhêheq me komunën në 4 vitet e ardhshme.

Në Gjilan janë hapur të gjitha qendrat e vendvotimit dhe tashmë janë hedhur votat e para në kuti

Këtu në balotazh garojnë Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ferid Shabani nga KKZ ka treguar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë të rregullt, ndërsa 195 persona pritet të votojnë përmes 7 ekipeve mobile, teksa vetëm një nga pesë personat me COVID-19 ka shprehur interesim për të votuar.

Në komunën e Gjilanit të drejtë vote kanë mbi 101 mijë persona.