Në Gjilan vdes foshnja gjatë lindjes, arrestohet gjinekologu

Në Gjilan vdes foshnja gjatë lindjes, ndërkaq është arrestuar gjinekologu, raporton Mediafokus.info.

Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje, njofton Policia e Kosovës.

“Spitali Rajonal Gjilan 21.05.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (doktor) dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./mediafokus.info/