Në Kamenicë, 626 familje jetojnë nga asistenca sociale
Në Kamenicë, numër i madh i familjeve jetojnë nga ndihmat sociale. Sipas portalit kamenicapress 626 familje të këtushme varen nga fondi social.
626 familje me më shumë se 2200 anëtarë në asistencë sociale në Kamenicë.
Sipas statistikave, Kamenica renditet ndër komunat më të varfëra, derisa listës i prin Mitrovica.
Sipas ligjit, këto familje, si pjesë e skemave sociale, marrin një pagesë prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.

