Në këto komuna do të investohen 49 milionë dollarë nga MCC
Soliterat e Ulpianës në Prishtinë do të rinovohen me para të Amerikës, si pjesë e një projekti që përfshin disa komuna dhe realizohet në kuadër të investimeve nga MCC – Korporata e Sfidave të Mileniumit.
MCC zhbllokoi fondet e përcaktuara për Kosovën, afër 200 milionë dollarë, pasi qeveria hoqi masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Kryeministri Avdullah Hoti tha se fillimisht do të merren 49 milionë euro. Parashihet ndërtimi i 3 mijë shtëpive për rastet sociale dhe ndihma për gratë.
Ndërsa, sipas Hotit, pjesa e dytë që është shumëfish më e madhe, përfshin edhe një projekt më të madh./mediafokus.info

