Në Kosovë vdesin 18 persona nga pandemia, ministrat Vitia e Gërvalla pozojnë të lumtur!!!

Vana Jerliu-Ramadani

Ministra kaq të lumtur në kohë pandemie, në ditën kur vdesin 18 persona, mund të ketë vetëm në Kosovë. Në ditën kur Kosova do të duhej të ishte në zi për 18 jetë të humbura, ministrat Arben Vitia dhe Donika Gërvalla postojnë foto ku ata shihen duke buzëqeshur ‘vesh më vesh’.

Që ironia të jetë edhe më e madhe, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla e përgëzon njeriun që është më përgjegjësi për shëndetin e qytetarëve të Kosovës, duke shkruar se ia heq kapelën (“heq kapelen para kolegut tim, Arben Vitia”), pikërisht në ditën kur 18 persona vdiqën nga pandemia.

E për çka ministrja Gërvalla po ia heqka kapelën ministrit Vitia?

E nderuar ministre Gërvalla, ti mund ta heqesh kapelen tende personale dhe te perkulesh para kolegut tuaj, por nuk ke te drejte te heqesh kapelen e pushtetit, sepse kjo kapelë nënkupton një pergjegjesi te madhe përballë popullit.

Ju mund edhe te vazhdoni tutje me lavde e vargje te bukura për kolegun tuaj Arben Vitia, por shteti, ligji, shkenca duhet te shohin gjerat ne menyre bazike, mbi fakte, deshmi e statistika e jo mbi deshira personale, e nderuar ministre.

Ministre Gervalla, te admiroj per kujdesin dhe respektin ndaj kolegut tuaj në nivel personal, por shtrohet pyetja sa ka vend tani per lëvdata kur populli i Kosoves eshte aq shume i rrezikuar nga virusi COVID-19 dhe po vdes përditë.

18 vdekje në një shtet me 1.8 milion banorë, duhet të jetë një alarm i madh për gjithë qeverinë, e veçanërisht për ministrin Vitia.

Populli i Kosovës, populli im, ndodhet përballë një rreziku serioz nga virusi COVID-19 dhe çdo ditë ndjenë dhe përjeton dhimbje shpirterore dhe fizike.

Nuk duhet të jesh ekspert që te kuptosh se kjo situatë ka dalë jashtë kontrollit, shkaku i menaxhimit të dobët. Fatkeqësi është kur je ekspert dhe nuk e kupton gjendjen në të cilën ndodhet populli yt, ministër Vitia.

Momenti nuk është ky ministre Gërvalla për lëvdata, sepse duhet të tregoni pak konsideratë per ata që humbën të dashurit e tyre, për ata që përballen me vdekjen neper klinika e spitale, për ata që po durojnë dhembje nga infeksioni, për ata që kaluan vështirësi të ndryshme, si shpirtërore, fizike, psikologjike, financiare e tutje me radhë.

Eshtë rrënqethëse se në çfarë gjendje është Kosova këto ditë dhe është e frikshme të mendosh për mundësinë e përkeqësimit të mëtejmë të gjendjes pandemike.

Kam friken se numri i personave te infektuar mund te jete edhe me i madh sesa shifrat e publikuara. E them këtë duke u bazuar ne disa informata nga disa persona që thonë se nuk jane testuar fare, por janë dërguar në shtëpi duke u diagnostifikuar vetëm në bazë të simptomeve, apo disa nuk kanë shkuar fare për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Kjo tregon se, mjerisht infeksioni mund të jetë shumë më i madh sesa shifart që po publikohen.

Të nderuar ministra, ju lutem mos luani me jetët e njerëzve, mos luani me shëndetin e popullit, mos luani me ndjenjat e qytetarëve, por uluni dhe gjeni zgjidhjen e duhur për menaxhimin e pandemisë dhe nuk eshte as veshtire e as turp të kërkoni ndihmë nga ekspertë e njerëz të ditur.

Këto ditë, bile mos e tregoni egoizmin tuaj publikisht, se ka mundësi të na lëndoni edhe më shumë shpirtnisht.

Jam e sigurte se më shumë do t`i bënte nder z. Vitia një ndërgjegjje e pastër, sesa një foto ku tregon lumturinë e tij. Ky është momenti që ministri Arben Vitia mund të dëshmojë veten profesionalisht dhe të shpëtojë jetë njerëzish. Kjo do t`i bënte më mirë sesa heqja e kapelës dhe përkulja nga kolegia e tij, Donika Gërvalla.

Bëhuni seriozë kundrejt gjendjes, sepse jeni në pushtet dhe keni përgjegjësi.