Në Pasjan, protestë kundër arrestimit të 5 serbëve të dyshuar për kryer krime lufte
Ata mbajnë në duar pankarta “Po na arrestojnë për të dëbuar të gjithë serbët”, “Kërkojmë që KFOR-i të na mbrojë”, “Evropë, pse heshtni për vuajtjet e serbëve?”
Të pranishëm janë edhe familjarët e serbëve të arrestuar të cilët do t’i drejtohen turmës, transmeton Paparaci.
Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar, Dragan Niçiq, Sllobodan Jevtiq, Dragan Cvetkoviq dhe Milosh Shoshiq në Pasjan afër Gjilanit, ndërsa Nenad Stojanoviq është arrestuar në fshatin Boscë afër Kamenicës.
Ata akuzohen se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar një muaj paraburgim për të arrestuarit, ndërsa mbrojtja ka paralajmëruar ankesë kundër vendimit të gjykatës.

