Në plazhin e Durrësit gjendet trupi i pajetë i një gruaje

Është gjetur trupi i pajetë i një 53 vjeçareje në plazhin e Durrësit.

Viktima me iniciale A. L., nga Tirana, është zbuluar nga kalimtarë të rastit në zonën Iliria.

Sipas policisë, dyshohet se 53-vjeçarja është mbytur dhe nga këqyrja paraprake e trupit të saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.