Në SHBA fillon vaksinimi kundër COVID-19, maskat dhe distanca duhet të mbahen edhe më tutje
SHBA-ja fillon nesër vaksinimin kundër virusit COVID-19, por autoritet bëjnë thirrje që të vazhdojë mbajtja e maskës dhe distancës edhe më tutje.
CDC – Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ka rekomanduar që edhe pas vaksinimit, popullata duhet të mbajë maskën dhe distancën.
Fillimi i dhënies së vaksinës është miratuar nga Administrata e Ushgqimit dhe Ilaçeve.
Tre milionë dozat e para të vaksinës do të shpërndahen nëpër gjithë shtetet këtë fundjavë.
Vaksina ofron mbrojtje kundër COVID-19 deri në 95 për qind dhe është vlerësuar e sigurt nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA).
FDA ka thënë se aprovimi për përdorim i kësaj vaksine është i rëndësisë historike ndaj kësaj krize.

