Në Spitalin e Gjilanit kryhet një ndërhyrje e rrallë kirurgjike

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, përkatësisht repartin e Ortopedisë, është kryer një ndërhyrje e rrallë kirurgjike.

Tek një paciente e moshës 33-vjeçare u largua tumori agresiv beninj – Giant Cell Tumor (Tumori Gjigandocelular) nga regjioni i mbigjurit të majtë, tumor ky që ishte konfirmuar me Needle Biopsi.

Pas qëndrimit disa ditorë në spital, pacientja lëshohet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Operacioni u realizua nga ekipi: Dr. Veprim Presheva – Operator, Dr. Imran Shaqiri – Asistent, Dr. Rinor Velekinca – Asistent, Dr. Edon Zylfiu – Asistent, Dr. Selami Kurteshi – Anesteziolog.

Ky tumor shumë i rrallë prek afërsisht një person në një milion banorë.

Drejtuesit e SPGJ kanë thënë se rastet si ky janë sfiduese për mjekësinë, por njëkohësisht i bëjnë krenarë ata me përkushtimin e stafit ndaj pacientëve.