Në Stançiq hapet një portë e re komunikimi Kosovë-Maqedoni e Veriut
Në Stançiq të komunës së Gjilanit, kanë jehuar sot vallet shqipe, zurlat e tupanet, nga gëzimi që kanë përejtuar shqiptarët andej e këndej kufirit, për hapjen e pikës kufitare në këtë zonë, ku ata nuk kanë mundur të lëvizin prej shumë vitesh.
Sot këtu, shqiptarët kanë kaluar andej dhe këndej kufirit dhe janë përqafuar mes vete, në një portë që për ta ishte e mbyllur me dekada.
Prej sot (e premte, 31 janar), pika kufitare Stançiq-Bellanoc është e hapur për qarkullim, që në të vërtetë me shekuj ka qenë një arterie komunikimi ndërmejt Gjilanit dhe Kumaovës, raporton portali mediafokus.info
Qytetarët e Gjilanit dhe Kumanovës, por edhe të dy shteteve fqinje, nga sot mund të lëvizin përmes kësaj pike kufitare, e cila u hap zyrtarisht.
Pika kufitare Stanqiq-Bellanoc është një portë e rëndësishme lidhëse mes Kosovës dhe Maqedonisë, si në aspektin e lëvizjes së njerëzve, ashtu edhe të mallrave.
Portali mediafokus.info ju sjell fotot e para nga vendi i ngjarjes./MediaFokus/


