Si e përjetuan banorët e Karadakut hapjen e pikës kufitare në Stançiq?

Hapja e pikës kufitare në Stançiq, është pritur me gëzim nga banorët e Grykës së Karadakut, të cilët kanë lidhje familjare e miqësie me shqiptarët andej kufirit dhe kjo portë u mundëson t`i vizitojnë më shpesh e më shpejt.

Por, qytetari Avdulla Demiri e ka parë edhe nga një aspekt tjetër këtë moment. Ai shprehet i habitur që Evropa po hap pika të reja kufitare në trojet shqiptare, ndërsa po i heq kufijtë e vetë.

Ky është postimi i plotë i Demirit:

Sot, u bë hapja e kalimit kufitar Bellanoc-Stançiq. Moment gëzimi për banorët e të dyja anëve të Karadakut legjendar.

U hap një deriçkë për banorët më të diskriminuar në Europë. Sikur të dalësh prej një dhome të burgut, në dhomën tjetër.

Kur Europa, ka decenie që i ka hequr kufijtë e vet, neve na hap kufij të ri! Edhe atë, në mes të trojeve etnike shqiptare.

Kjo është një padrejtësi ndaj idealeve të heronjve të këtyre anëve: Idriz Seferi, Agim Ramadani, Njazi Azemi, Shaban e Sami Ukshini… Ata nuk luftuan për këto pika kufitare.

Zoti i bekoftë dhe i bashkoftë shqiptarët./Mediafokus/