Në Vërbicë të Kmetocit varroset sot mërgimtari Idriz Bajraliu
Mërgimtari Idriz Bajraliu, i cili vdiq në Gjermani para pak ditësh, varroset sot në fshatin Vërbicë e Kmetocit.
“Te nderuar familjare e miq te familjes Bajraliu, ju njoftojme qe vorrimi i vellait/kusheritit tone Idriz Bajraliu i cili nderroi jete para pak ditesh, behet sot prej ores 14:20 (me Iqindi), ne varrezat e fshatit Verbice e Kmetovcit. Kortezhi funeral niset nga shtepia e te ndjerit”, thuhet në njoftimin e familjes.
Idrizi, i cili vdiq në moshën 50-vjeçare, ka lënë pas vete bashkëshorten dhe dy fëmijë.
Ai ka qenë duke jetuar dhe punuar në Gjermani. /Mediafokus.info/

