Në Viti ku u paraqit rasti parë me COVID, deri tani kanë humbur jetën 59 persona

Para një viti, në komunën e Vitisë u paraqit rasti i parë me COVID në Kosovë, i cili për fat të mirë mbijetoi edhe u shërua, edhe pse ishte person në moshë.

Drejtoresha e QKMF në Viti, dr Vjollca Kadolli ka thënë se deri tani kanë humbur betejën me koronavirusin 59 persona nga kjo komunë.

‘Sot nga 31 të testuar, ka 4 raste kanë të reja kanë rezultuar me COVID-19: Pozheran (1), Ramjan (1) dhe nga qyteti i Vitisë (2).

Deri më sot komuna e Vitisë ka testuar 3.715 persona, janë konfirmuar 1.332 raste pozitive, ndërsa aktiv janë 98 pacientë, prej tyre 11 të spitalizuar.

Sot kemi 10 të shëruar. Deri më sot, 1.175 persona rezultojnë të shëruar.

Por, virusi ende është në mesin tonë dhe çdo ditë po merr jetë. Deri më sot ne Viti kanë humbur jetën 59 qytetarë.

Dy ditët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe dy qytetarë.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet nga Vërbani dhe Goshica për humbjen e familjarëve të tyre.

Mos i neglizhoni masat parandaluese. Mos harroni të bartni maskën në publik. Është parandalimi më i mirë’, ka thënë Kadolli.