Llesh Gjin Prenga i kushton këngë rapsodit të ndjerë kosovar Agim Gashi

Rapsodi shqiptar Llesh Gjin Prenga i ka kushtuar një këngë rapsodit të papërsëritshëm kosovar, i cili nuk jet0n më, Agim Gashi.

Azaleja, vajza e Agimit ka falënderuar artistin shqiptar për këtë dedikim.

‘Unë Azalea Gashi ju percjelli përshendetjet e përzemërta miqësia ime e dashur dhe miqësia e babait tim, ku nëpërmjet këtij shkrimi e faleminderoj këngëtarin e mirënjohur e rapsodin nga Shqipria, Llesh Gjin Prenga për klipin e këngës për babain tim Agim Gashi.

Po ashtu e faleminderoj nga zemra tekst shkruesin poetin, Gani Orana.

Respekt të pafundshëm, Zoti ju bekoftë!’