Në Zhegër të Gjilanit sekuestrohen 60 thasë me kikirikë

Në fshatin Zhegër, komuna e Gjilanit, janë sekuestruar 60 thasë me kikirikë, që dyshohet të jenë mallra kontrabandë.

Malli si dhe mjeti transportues janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.

PKK. Zhegër 10.04.2023-17:30. Polica gjatë patrullimit ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar  dhe gjatë kontrollit në kombin e tyre kanë vërejtur 60 copë thasë me nga 50/kg kikirikë pa dokumente përkatëse–përcjellëse. Me vendim të prokurorit, malli dhe kombi i janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe liruar, thuhet në njoftimin e policisë.