Nëna mbyt fëmijën e saj 1-vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një qytet të Italisë, Pavia, ku një 45-vjeçare, ka mbytur djalin e saj 1-vjeçar, Luca.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë 118 operatorë, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur të konstatojë vdekjen e 1-vjeçarit.

Pas ngjarjes, 45-vjeçarja u transportua në spitalin Poliklinik San Matteo për kontrolle dhe më pas u shtrua në psikiatri.

Në momentin e tragjedisë, 45-vjeçarja kishte vetëm një orë që ishte e vetme së bashku me djalin e saj, pasi partneri i saj ishte larguar për të shkuar në punë.

Rreth orës 09:00 gjyshja e djalit ka mbërritur në shtëpi dhe ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën.

Për fat të keq 1-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Nëna e djalit ka pranuar vrasjen e djalit të saj, e cila tashmë po mbahet në paraburgim.

Sipas raportimit të policisë, për momentin ajo është në gjendje shoku dhe sapo të jetë në gjendje të mirë do të merret në pyetje.