Nënë e bir vdesin brenda ditës nga Covidi
Nënë e bir kanë vdekur sot si pasojë e infektimit me Covid-19.
Nëna 85-vjeçare dhe djali 50-vjeçar nga Ratkoci i Rahovecit nuk arritën ta fitojnë betejën me virusin.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se të dy kanë vdekur brenda një dite nga koronavirusi.
“Bëhet fjalë për nënën dhe një djalë të hendikepuar. Isha në varrimin e tyre dhe është një humbje e madhe për komunën”, ka thënë Latifi për express.
Në ndërkohë në 24 orët e fundit nga virusi Covid-19, kanë vdekur 10 persona.

