Nesër fillon numërimi i votave të diasporës
Nesër pasdite pritet të fillojë numërimi i votave të diasporës, të cilat kanë mbërritur me postë në adresë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Sipas tij, numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime që do të numërohen është 2 mijë e 379.
Në bazë të listës së publikuar nga KQZ, numri më i madh i fletëvotimeve nga jashtë Kosovës i takojnë komunës së Junikut, 670 të tilla.

