Nga dy kosovarë me shtetësi të huaj konfiskohet sprej, thikë dhe narkotikë

Nga dy kosovarë me shtetësi të huaj, njëri mashkull dhe tjetri femër, janë konfiskuar nga policia në Ferizaj një sprej, një thikë dhe një sasi e narkotikëve. 

Rr. Brahi Ademi, Ferizaj, 29.03.2021 – 01:35. Derisa policia ka qenë në pikë kontrolli ka ndaluar një veturë me targa të  huaja në të cilën  gjendeshin i dyshuari mashkull kosovar me shtetësi të huaj dhe e dyshuara femër kosovare me shtetësi të huaj. Gjatë  kontrollimit brenda në veturë  në posedim të dy personave te dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një sprej OC, një  thikë si dhe një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike të  llojit Marihuanë.  Të  dyshuarit janë  arrestuar  dhe dërgohen në mbajtje për  6 orë. Rasti nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë.