Nga e hëna fillon mësimi me prani fizike (I-V) dhe distancë (VI-XII)

Nga e hëna do të fillojë procesi mësimor në shkollat e Gjilanit, nga niveli I-V me prani fizike, ndërsa nga nivi VI-X dhe X-XII në distancë.

Njoftimin e ka publikuar në rrjetet siciake drejtori i Arsimit, Nazim Gagica.

Podtimi i plotë:

Duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 01/05 datë 05.04.2021 për parandalimin e pandemisë COVID-19, Komuna e Gjilanit respektivisht Drejtoria e Arsimit, në takimin me drejtorët e institucioneve edukativo-arsimore u dakorduan që nga data 12 prill 2021 (e hënë), procesi mësimor të zhvillohet sipas niveleve:

Në intiticionet parashkollore dhe klaset pergatitore, procesi edukativo-arsimor do të zhvillohet me prezencë fizike ne institucione. (Skenari A)

Niveli I-V, procesi mësimor do të zhvillohet me prezencë fizike në shkollë (Skenari A)

Niveli VI-IX dhe X-XII, mësimi do të zhvillohet në distancë deri me datën 18 prill, sipas orarit të rregullt që është mbajtur edhe në shkollë (Skenari C).

Të nderuar mësimdhënës e prindër, të dashur nxënës, për çdo paqartësi dhe informata shtesë, ju lutem kontaktoni; menaxhmentin e shkollës përkatëse, kujdestarët e klasës apo zyrtarët e Drejtorisë Komunale të Arsimit.