Nga e hëna Kosova hap edhe kufijtë tokësor

Kufijtë e Kosovës të cilët ishin mbyllur më 13 mars, nga e hëna do të hapen, transmeton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti, në konferencën për media.

“Me 13 mars patëm marrë vendim për t’i mbyllur kufijtë, sot posa shfuqizuam atë vendim dhe në këtë mënyrë i hapim kufijtë e Kosovës. Të gjithë qytetarët që hynë nga pikat kufitare dhe posedojnë testimin PCR real time por jo më të vjetër se katër ditë. Ata që nuk e kanë dhe ata që shfaqin simptoma klinike obligohen të vetizolohen për shtatë ditë”, ka thënë Kurti./Mediafokus.info/