Nga e hëna nxënësit të kthehen në klasa, rekomandon LDK

Nga e hëna nxënësit të kthehen në klasa, rekomandon LDK. Deputetja e LDK-së, njëherësh ish-ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka thënë se pandemia COVID-19 e ka goditur rëndë sektorin e arsimit.

Bajrami në Seancën që po mbahet tani në Kuvend, tha se pandemia ka ndikuar edhe në vendet e tjera, por që pasojat kanë qenë të ndryshme.

“Ne rekomandojmë që duke marrë parasysh që numri ka ra dhe jeta i është kthyer normalitetit, kërkojmë që nga e hëna ministria të marrë vendim që mësimi të zhvillohet në shkolla dhe mësimi të realizohet në shkolla. Rekomandojmë që poashtu të krijohen edhe shkolla verore që të kompensohen orët e humbura”, tha ajo.