Nga pushimet në Greqi te filmat në Francë: Kurtin “s’ka kush” që e kthen në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç duket nuk e ka ndërmend të kthehet në Kosovë.

Pas përfundimit të qëndrimit në Greqi, ai tanimë ka udhëtuar në Nice të Francës për një vizitë jo-zyrtare, shkruan lajmi.net.

Ai atje ka shkuar për festivalin e filmit të Cannes.

Për këtë çështje në Kuvendin e Kosovës ka folur edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

“Ka mrri në Nice në ora 19:00, nuk ka shku zyrtarisht po ka shku në festival të filmit të Cannes. Pse nuk ka shku ministri i Kulturës. Nuk kisha desht që ju mos me informu opinionin që kryeministri ka shkuar nga pushimet në një festival filmi”, ka thënë Haliti.

Kurti tash e disa ditë është jashtë Kosovës, pavarësisht se në vend është situatë jo e zakonshme për shkak të helmimeve masive në Deçan.