KQZ vendos sot për 47 kandidatët që kanë probleme me ligjin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të vendosë për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.

Kësisoj, KQZ, siç ka njoftuar mbrëmë Valdete Daka në një debat, sot do të vendosë për fatin e kandidimit të 47 personave të cilët kanë probleme me ligjin.

Vendimi për certifikimin e tyre apo jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi, mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar.