Ngacmonte ish-të dashurën, arrestohet gjilanasi
Një person në Gjilan është arrestuar nën dyshimin se kishte ngacmuar ish-të dashurën, njofton policia e Kosovës, transmeton Mediafokus.info.
Gjilan 29.10.2020 – 19:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull Kos. pasi që i njëjti ka ngacmuar dhe kanosur në vazhdimësi viktimën femër Kos. me të cilën kishin lidhje dashurie disa muaj me parë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

