Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Kunati vret kunatën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bathore, një vend në periferi të Tiranës. Rreth orës 17:40, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi Agron Tanushi ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani.
Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vazhdojnë hetimet për kapjen e autorit.
Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes/TCH.