Ngjarje tragjike në Negroc, humb jetën aksidentalisht një 50-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Negroc, ku ka humbur jetën aksidentalisht Bedri Krasniqi, rreth 50-vjeçar.
Klina.info raporton se viktima dyshohet se ka pësuar goditje nga rryma elektrike.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa organet kompetente pritet të hedhin dritë mbi rastin.

