Nigeri shënon 104 të vdekur nga kolera
Derisa e tërë bota po përballet me Covid-19, Nigeri ka shënuar 104 të vdekur nga kolera.
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë e Nigerit, thuhet se 2.874 raste të kolerës u hasën në 6 rajone të vendit, përfshi edhe kryeqytetin Niamey.
Bëhet e ditur se 104 persona kanë humbur jetën për shkak të kolerës që nga 9 gushti dhe grup-mosha 15-37 -vjeç është kategoria më e prekur nga kolera.
Rastet e kolerës në këtë vend janë të zakonshme gjatë sezonit të shirave, nga qershori deri në shtator.
Kolera në vendet e Afrikës Perëndimore, vitin e kaluar dhe shkaktoi vdekjen e 475 njerëzve.
Kolera, e cila është shkaktuar nga parazitizmi i baktereve “Vibrio” në zorrët e hollë të njerëzve, transmetohet kryesisht përmes ujit të pijshëm dhe ushqimeve të lara me ujë të kontaminuar.

